“Die Mitte, e vetmja parti që e ka seriozisht me shqiptarët”
“Die-Mitte-ja është e vetmja parti e cila po interesohet seriozisht rreth vlerave të komunitetit shqiptar”
Jeni e njohur për komunitetin e këtushëm shqiptar nga aktivitetet tuaja që kanë të bëjnë me shkollën, integrimin etj. por jo edhe si politikane. Çfarë ju ka shtyrë që të filloniangazhimin në politikë?
Shqipe Bajrami: Përveç angazhimit tim vullnetar ka kohë që jam e interesuar të jem aktive edhe në jetën politike të Zvicrës, si anëtare e një partie politike, tashmë. Angazhimi në karrierë dhe të qenët pranë familjes, sot, për mua janë një sfide e re. Përgjegjësitë e mia të reja si nënë më kanë bërë më të ndjeshme ndaj temave të edukimit, arsimit, integrimit dhe familjes në përgjithësi. Angazhimi në politikë më jep mundësinë për t`i trajtuar këto çështje në vendin e duhur. Gjithashtu, prejardhja ime më jep një përgjegjësi tjetër: atë të integrimit të shqiptarëve jo vetëm si shtetas të këtij vendi por edhe si pjesëmarrës aktivë në politikë.
![]() |
Me këshilltarin federal Doris Leuthard |
Cilat mendoni se janë gjasat dhe ku i shihni më shumë të koncentruar zgjedhësit tuaj potencialë: te komuniteti shqiptar dhe i huaj apo te zviceranët?
Bajrami: Shpresoj nga të gjithë! Familja dhe edukimi janë interes për të gjithë shoqërinë. Kjo vihet re dukshëm në të gjitha takimet elektorale të kësaj fushate. Shqiptarët janë pjesë e Zvicrës dhe si të tillë kemi të drejtë të jemi pjesë e vendimeve politike në këtë vend, qoftë në nivel parlamentar, qoftë në nivelin komunal, në hartim qarqesh etj. Besoj se do ta kem përkrahjen si nga shqiptarët ashtu edhe nga zvicerianët.
![]() |
Në mbledhjen e delegatëve |
Nëse do të zgjidheni, cilat do të jenë temat të cilat do t`i keni përparësi në punën tuaj si deputete?
Bajrami: Politika familjare (gërshetimi i jetës familjare me atë profesionale, kujdesi i fëmijëve, banimi i përballueshëm, qëndrueshmëria e familjes ne përgjithësi. Edukimi i fëmijëve pa barriera pavarësisht prejardhja e tyre. Pasurimi dhe integriteti i jetës së tyre, zgjerimi i fokusit të jetës njerëzore në përgjithësi. Heqja e barrierave ndaj të huajve dhe rishikimi i pozicioneve të tyre si aleate për të ardhmen.
Sfidat e Shqipes si politikane
Angazhimi në karrierë dhe të qenët pranë familjes, sot, për mua janë një sfide e re. Përgjegjësitë e mia të reja si nënë më kanë bërë më të ndjeshme ndaj temave të edukimit, arsimit, integrimit dhe familjes në përgjithësi. Angazhimi në politikë më jep mundësinë për t`i trajtuar këto çështje në vendin e duhur. Gjithashtu, prejardhja ime më jep një përgjegjësi tjetër: atë të integrimit të shqiptarëve jo vetëm si shtetas të këtij vendi por edhe si pjesëmarrës aktivë në politikë.